Model i ri në fushën e sportit nga Bashkia Elbasan

Pas Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku janë vetë qytetarët ata që paraqesin problemet dhe prioritetet e tyre, Bashkia tashmë ka shtrirë këtë model edhe në fushën e sportit. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim me sportistë, trajnerë dhe stafin e sportit, me qëllim për të përcaktuar prioritet dhe investimet e realizuara gjatë këtij viti në fushën e sportit.

Takimi, është kryer në ambjentet e pallatit të sportit “ Tomorr Sinani” ku drejtori i Sporteve Artin Kovaci ka bërë edhe një përmledhje të investimeve të kryera gjatë këtij viti, një ndër më kryesoret është përmirësimi i ambienteve sportive që ndikojnë në rezultatet sportive. Nga ana e tij Z. Gledian Llatja vlerësoi sportistët elbasanas për rezultatet e tyre të larta .

Më pas vetë sportistët, trajnerët, kanë parashtruar prioritetet e tyre të cilat konsistojnë në investime si në terrene sportive, palestra shkolle etj. Sipas përfaqësuesve të lartë të sportit, kërkohet infrastruktura dhe trajtimi moral dhe material i sportistëve që të arrijnë rezultate edhe më të mira. Infrastruktura sportive ka ndryshuar, janë rregulluar shumë gjëra dhe më mirë do bëhet, pasi Elbasani ka kualitete.