Llixhat në Tregan të Elbasanit përgjatë gjithë vitit frekuentohen nga persona, të cilët kanë probleme shëndetësore.
Sipas statistikave thuajse çdo vit llixhat frekuentohen nga rreth rreth 40 mijë njerëz.Edhe këtë fundsezon numri i pushuesve është shume i lartë dhe shumë prej tyre thonë se kthehen për të disatin vit rradhazi. Ata thone se nga terapia me ujë kurativ kanë pasur përmirësime.
Por edhe pse ky vend tërheq qindra turistë çdo vit e ndonëse bizneset paguajnë taksa, investimet e pushtetit lokal këtu janë zero.
Qytetarët dhe pushuesit që zgjedhin këtë zonë për të marrë terapi kurative për shëndetin mbesin të zhgënjyer sa herë dalin në qënder ku balta dhe pluhuri i shoqërojnë në çdo lëvizje./Egnatia news