Nga Erion Murataj!
Padyshim që në Shqipëri asgjë nuk përbën më lajm.
Në Shqipëri po ashtu as injoranca nuk është lajm, qoftë kjo dhe ajo që tentohet ti shitet për të vërtet publikut.
Ndërkohë nëntoka e panderë e politikës prodhon padyshim skema e skenar për të kënaqur këdo.
Kjo është ajo që ndodhi me kreun e ri të SPAK.
Pa dyshim që vendosja e z.Dumani në krye të SPAK është rreze e një drite të zbehtë në drejtësi.
Jo për shkak të zonjës Kim e padyshim as për shkak të votimit të KLP por thjeshtë dhe vetëm për shkak të zgjedhjes personale që individi ka bërë për ti shërbyer drejtësisë.
Por përbaltja që i bëri loja politike e Ramës me porosi apo jo të zonjës së rrugës së Elbasanit për shkak të datës 20 dhjetor kur vendoset fati i vulës , i vendos një perde kësaj rrezeje të zbehtë.
Që SHBA dhe zonja Kim janë investitorët e reformës në drejtesi e cila deri më sot ka dështuar për shkak të kapjes politike s’ka dyshim.
Por loja me kandidatë që do qeveria e me kandidatë që do SHBA ishte vërtet e pistë.
Dhe lind pyetja, pse e bën?
E thjeshtë, mbi të gjitha ishte mesazh për gjyqtarin e vulës.
“Kur SHBA vendos kreun e SPAK” kundër dëshirës së qeverisë mendo pak ç’të ka ty?
Kjo është logjike në fakt në një vend anormal si i yni, me një klasë politike që ka frikë vetëm rraketat e SHBA.
Por..?
Politika pa nder duhet ta kursente këtë show të shpifur.
Kur janë kaq të paburra, të shpallin protektoratin e te biem rehatë.
Të paktën ta dijmë, ti varim SHBA-ve në qafë detyrën ti tredhi e të hamë ndonjë kafshatë bukë ne të tjerët .
Politikë me skena tragjikomike si kjo e SPAK as që bëhet fjalë të ketë.