10 persona janë vënë në pranga, pas aksionit të policisë në disa lokale, ku u zbulua se luheshin lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të operacionit policor të kodiar “Cazino” u sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.
Vihen në pranga 10 shtetas, 3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati.
Personat e arrestuar nga operacioni ” Cazino”:
-Klajdi Leka, Gjergji Panolli, Alfred Male për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
-Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas kanollari, Rudenc Mucollari dhe Agron Tushini për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
