Sa herë flitet për Mozzik dhe Loredanën, njerëzit janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta. Vetë historia e tyre e dashurisë i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe për këtë arsye njerëzit janë gjithmonë kurioz për dyshen. Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri, por fatmirësisht para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit.
Sot ata janë të lumtur bashkë me vogëlushen e tyre Hanën si familje. Megjithatë nuk ndodh shpesh që çifti të bëjnë deklaratë të forta dashurie për njëri-tjetrin, ndaj deklarata e fundit e Mozzik për Loredanën ka “çmendur” të gjithë fansat.
Reperi ka ndarë në Instagram një foto të saj, ku kjo e fundit shihet me flokët bionde dhe buzëkuqi që dominon.
“Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”, ka shkruar reperi krahas fotos.
Sakaq kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngën e tyre të përbashkët.
ICON STYLE