Ka mbërritur pranë pallatit të Kongreseve trupi i pajetë i nënkomisarit Saimir Hoxha, në nderim të të cilit pritet të mbajnë homazhe krerët më të lartë të shtetit.
Dhjetra kolegë, efektivë të Policisë së Shtetit dhe familjarë i janë drejtuar ambienteve të brendshme të pallatit të Kongreseve, ku do të bëhen homazhe në nderim të Hoxhës, i cili është shpallur dje dhe ‘Dëshmor i Atdheut”.
Saimir Hoxha u vra paraditen e djeshme në Lezhë, teksa ishte në krye të detyrës, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të mitur.
Nënkomisari ishte prej vitesh në radhët e policisë së shtetit, dhe kishte shërbyer në nivele të larta në disa qytete të vendit, ku së fundi ishte emëruar si oficer krimesh në Lezhë.