Nuk e patëm imagjinuar kaq të dëshpëruar. Armando Broja doli nga fusha me kokën ulur në minutën e 59-të, pasi trajneri Silvinjo vendosi se e kishte aktivizuar mjaft në sfidën vendimtare të Botërorit në Andorrë.
Edhe pse bëri disa aksione tipike personale, sërish ylli i huazuar nga Çelsi tek Bërnli u duk tepër larg formës së shkëlqyer të dikurshme, kur mundte I vetëm dy herë Hungarinë, kur asistonte ndaj Andorrës në Tiranë apo kur trembi Spanjën në Europianin e kaluar.
Gjithsesi, momenti I tij I vështirë psikologjik u kuptua fare qartë pas përfundimit të ndeshjes.
Në kohën që gjithë skuadra, me trajnerin Silvinjo e stafin e tij në krye, po festonin në mënyrë të merituar kualifikimin në plej of, Broja nuk u duk fare mes shokëve.
Ku ndodhej ai?
Këtë e gjeti kapiteni Elseid Hysaj, i cili bëri veprimin që duhet të bëjë një futbollist që mban në krah shiritin.
Si një udhëheqës, mbrojtësi i Lacios shkoi ta merrte në stol Armandon, i cili ishte aq keq sa u duk se mendoi se nuk e meritonte të kremtonte me të tjerët.
Për fat, Hysaj e bindi dhe sulmuesi shkoi duke qarë para tribunës së tifozëve.
Shpresohet që mbështetja e ekipit ta ndihnmojë Brojën që ta kalojë momentin e vështirë./abcnews.al






