Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic komentoi fitoren 0-1 ndaj Flamurtarit.

Si e shikon këtë fitore? “Tregon cilësi, karakter, një motiv, do rrijmë lart sepse kemi skuadër shumë të mirë, kemi shumë cilësi brenda. Sot të përqëndruar vetëm për pikët, e di si është fusha e vështirë këtu në Vlorë. Sot jo për futboll të bukur, por për të fituar ndeshjen. Flamurtari rrezikoi vetëm me top të gjatë dhe krosimet.

Rastet e krijuar nga mintu? Ndryshova sistemin sepse pas goli, ishte Flamurtari më mirë se ne. Jo me lojë, por topi  gjatë dhe rrezikoi me krosime. Nuk reaguam mirë. Nga pankina, ishin Kasa, Emiri, pastaj 5-3-2, ishim në ekuilibër dhe Flamurtari nuk rrezikoi shumë.

Ishim gati, me pak stres, por gati. Reaguam mirë dhe dalim me 3 pikët. Këto kanë shumë rëndësi.

Pjesa e parë ishte mirë, por edhe Vlora më agresive. Nuk mund të luajmë gjithmonë futboll të bukur, sot të përqëndruar vetëm për pikët dhe ky është synimi ynë.

Në pjesën e dytë ishte Flamurtari mirë dhe fort në ajër. Ishim të përqëndruar të fitojmë duelet dhe topin e dytë. Flamurtari ishte shumë agresiv. Ndoshta ky ishte problemi, ndoshta mund të vazhdojmë pak më me besim për të shënuar golin e dytë, por fusha shumë e vështirë në Vlorë. Ambienti, tifozët, sot ishte zjarr. Tifozët e ndihmojnë shumë Flamurtarin këtu brenda. Nuk është skuadër e keqe.

Egnatia-Vllaznia? Nesër do shikoj me qetësi, nuk do komentoj. Nëse shkojnë barazim, jam dakord. Patjetër, nëse del barazim jemi shumë të lumtur”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”

© BalkanWeb