Deputeti demokrat Luan Baçi këmbëngul se incidenti i ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, kishte për synim frikësimin e tij. Siç pretendohet nga PD, një nga efektivët e FNSH-së i ka nxjerr armën.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Luan Baçi ka thënë se e ka parë vetë armën që kishte në brez efektivi dhe për këtë, theksoi ai është plotësisht i bindur.
“Unë nuk pretendoj sepse kam qenë aty dhe e kam parë. Polici që ka qenë aty, hapi dhe xhaketën si kaubojs që unë ta shihja mirë, nxori armën. Unë nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Ai ka pasur armë. Kur deputetët erdhën, punonjësit e policisë u tërhoqën”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë për rastin, duke nxjerr një video që tregonte se efektivët e FNSH që ishin paraditen e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë nuk kishin armë zjarri dhe objekti i pretenduar, ishte thjesht gaz lotsjellës.
Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private”, njoftoi Policia e Shtetit.
A keni të drejtë të shtyni një polic?
– Absolutisht jo dhe absolutisht nuk e kam bërë. Këta zotërinjtë e FNSH na dolën përpara me skafandra, për të mos na lejuar, pastaj ne i kapëm skafandrat për të kaluar. Urdhërdhënësi ëhstë Edi Rama dhe atë ne nuk kemi ku ta gjejmë.
Ju pretendoni se është armë?
– Unë nuk pretendoj sepse kam qenë aty dhe e kam parë. Polici që ka qenë aty, hapi dhe xhaketën si kaubojs që unë ta shihja mirë, nxori armën. Unë nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Ai ka pasur armë. Kur deputetët erdhën, punonjësit e policisë u tërhoqën.
Kam një mendim tjetër: kjo nuk është një nxjerrje arme e një polici ndaj një deputeti, por arroganca në vazhdimësi e kësaj mazhorance.
Ju jeni i bindur se është armë?
– Absolutisht po. Absolutisht po. Atëherë përse ikën punonjësit e policisë?!
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1991896904599765%2F&show_text=false&width=267&t=0