Sot ka emra të rëndësishëm të futbollit që luajnë me një defribilator në zemër. Holandezi Dalej Blind është njëri prej tyre.
Mbrojtësi, i cili vuante nga problemet kardiake luan normalisht në fushë, edhe pse tregoi se në ndeshjen e parë të Europianit kundër Ukrainës, pati frikë të zbresë në fushë pas asaj që i ndodhi Eriksenit: “Pata emocione dhe po mendoja që të mos zbrisja në fushë. Pamjet e Kristianit më prekën shumë dhe nuk më zinte gjumi. M’u desh të kaloja një pengesë të madhe”, tha mbrojtësi i Ajaksit.
Kujtojmë se pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Eriksenit t’i implantohet një defribilator, i cili do ta rikthejë në punë zemrën në rast të përsëritjes së një tjetër arresti kardiak dhe ai e ka pranuar këtë vendim.
panorama sport