Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata nuk merr vendim për drejtimin e partisë, ata do të regjistrojnë logon e re të PD në KQZ për zgjedhjet lokale 2023. I gatshëm për t’u futur në grevë kundër qeverisë, Boçi shtoi se primaret do të organizohen bashkë me partinë e Ilir Metës.
Procesi i primareve në opozitën shqiptarë do të bëhet bashkarisht nga partitë për zgjedhjet lokale të 2023. Lajmin e konfirmoi në Klan News, nënkryetari I PD-së, Luçiano Boçi.
Luçiano Boçi: Parimisht nga Zoti Meta është rënë dakord që të ketë një procesh primarësh, i cili si front mund të jetë edhe i përbashkët me Partinë e Lirisë sikundër me partitë e tjera, ku secili prej anëtarëve të jetë i lirë të votoj ëpër kandidatin e preferuar.
Nëse ngërçi ligjor për drejtimin e partisë vazhdon, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij në kuvend, e kanë gati një zgjidhje…
Luçiano Boçi: Thashë në rast se ka një precedentë atëherë është një logo dhe këtu debati bie poshtë. Nuk ka dy logo. KQZ do regjistrojë Partinë Demokratike me logon e re. Pra ka ka Parti Demokratike m elogon e vjetër dhe do regjistrojë Partinë Demokratike me logon e re. KQZ-ja e ka detyrim ligjor ta bëjë diçka të tillë, përderisa ka vepruar në një formë të tillë në një rast analog.
Berisha nuk e përjashtoi grevën si mundësi. A është gati Boçi ta ndërmarrë një veprim të tillë?
Luçiano Boçi: Në grevë si qytetar, po, po patjetër, si qytetar, jo di deputet për të bërë atë shfaqjen e bojkotit. Pjesën e mbështetjes së qytetarëve, si qytetar kur ata ta vendosin se do jenë në grevë për të drejtat e tyre, për kthimin e shpresës dh besimin, normale që e kemi për detyrë të jemi bashkë me shqiptarët
Nënkryetari i Partisë Demokratike është në të njëjtën linjë me kolegët e tij për lobimin rus në 2017-n , duke deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni dhe se e gjitha ka qenë në dorë të ish-kryetarit. Por sipas tij, auditi do t’i zbulojë të gjitha.