Erion Murataj PSD

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ndaj përshkallëzimit të tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit pas sulmeve ajrore të realizuara nga forcat indiane në territorin pakistanez.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump u shpreh i shqetësuar për situatën dhe e cilësoi atë si “turp”, ndërsa shpreson që lufta të mbaroj sa më shpejt.

“Është për të ardhur keq, sapo dëgjuam për këtë ndërsa kalonim nëpër dyert e Ovali. Mendoj se njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar pak nga e kaluara. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë… Shpresoj vetëm që të përfundojë shumë shpejt.

Komentet e presidentit erdhën gjatë ceremonisë së betimit të Steve Ëitkoff, i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme.