Lufta me Interin për titull drejt fundit, si shpallet kampion Milani pas një dekade

Lufta për titullin e Serie A është drejt fundit.

Kur kanë mbetur edhe 2 javë,  dy rivalët e përjetshëm të qytetit të Milanos Milani dhe Interi do të luftojnë deri në javën e fundit dhëmbë për dhëmbë.

Po kush favorizohet për titullin?

Në fakt Milani e ka në dorë Serie A. Kuqezinjtë mbajnë kreun me 80 pikë, 2 pikë më shumë se Interi, dhe i duhen 4 pikë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantës dhe Sansuolos për t’u shpallur kampion pas 11 vitesh.

Por pse Milani shpallet kampion me 4 pikë edhe nëse Interi i fiton të dyja ndeshjet?

Sepse kuqezinjtë kanë fituar në ndeshje direkte 2-1 dhe kanë barazuar në fazën e parë 1-1. Megjithatë gjithcka mbetet e hapur pasi të dielën Milani ka një ndeshje të vështirë pasi pret Atalantën në shtëpi.

Kalendari i Milanit:

Milan-Atalanata

Sassuolo-Milan

Kalendari i Interit:

Cagliari-Inter

Inter-Sampdoria.

Ndërkohë, Milanit i mungon një titull prej 11 vitesh ku së fundmi e fitoi me Allegerin në vitin 2011, ndërsa Interi e fitoi me Conten sezonin e shkuar.