Ambasada amerikane në Kiev iu ka bërë edhe njëherë thirrje shtetasve amerikanë në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi duke përdorur transportin privat tokësor, nëse ka një shans për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt.
Në njoftimin urgjent të ambasadës amerikane që është publikuar në faqen zyrtare, gjithashtu shkruhet se nëse shtetasit amerikanë nuk kanë mundësi të largohen, duhet të shmangin mbledhjet dhe eventet e organizuara që mund të konsiderohen si objektiva nga Rusia.
Një ditë më parë, 23 persona u vranë, mes të cilëve 3 fëmijë, si pasojë e një sulmi me raketa të rusëve në Vinnytsia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti këtë ngjarje një akt të hapur terrorizmi.