Presidenti Ilir Meta ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kreu i shtteit i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake, siç thotë ai kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Meta thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!” shkruan Meta.

Më herët sot, edhe kryeministri Edi Rama dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. g.v/abcnews.al