Romelu Lukaku normalisht do të jetë i disponueshëm për Simone Inzaghi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina që fal belgun pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme më 26 prill, ndërsa e para përfundoi 1-1.
