Sulmuesi i Interit në Seria A dhe i kombëtares belge, Romelu Lukaku, duket se, pas eliminimit të skuadrës së tij Belgjikës nga Euro 2020 ka nisur pushimet.
Mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi i Interit së bashku me të dashurën e tij po kalojnë disa ditë në ishullin e Sardenjas.
Ai është fotografuar në aeroportin e Olbias në ishull ku shoqërohej nga partnerja angleze, 24-vjecarja Shani Jamilah. 28 vjecari ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private.
Më parë ishte përfolur për një “flirt” mes tij dhe modeles belge Sarah Mens, një nga vajzat e moderatorit të njohur televiziv Herri Mens.
Lukaku i cili është një nga lojtarët më të mirë në botë ka një fëmijë 2-vjeçar, Romeo Emanuel. Por futbollisti ende nuk ka treguar për identitetin e mamasë së tij.
fax