Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë vijojnë replikat me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Përmes deklaratave të tyre, që janë bërë edhe virale në rrjet, Rama dhe Basha kanë ironizuar dhe akuzuar njëri-tjetrin.

Sot, Basha reagoi pas deklaratës së kryesocialistit, që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”.


“Ti i ke veshur shokët me këmishë burgu Rame”, tha Basha, teksa në sfond dëgjohet kënga e Unikatilit, që ai e përdor si ‘diss’ ndaj Ramës.

“Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7×7, 313”, tha Basha.