Lulzim Basha ka depozituar mbrëmjen e sotme kërkesën për të garuar për kreun e ri të PD.

Më herët për të kandidaturën e dorëzoi edhe Gjergj Hani.

Kandidaturat për kreun e ri të PD do të filtorhen dhe miratohen nga Kryesia dhe më pas pritet zyrtarizimi i tyre.

Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.

20 qershori ka qenë edhe afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike do të zhvillohen më datë 29 korrik. Rikujtojmë se Basha u rikthye në skenën politike pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 14 majit me disa ture në qytete të ndryshme, teksa ka hedhur akuza ndaj qeverisë por edhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.