Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka nisur një mesazh bashkëpunimi të rinjve demokratë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë:
“Bashkë me të rinjtë demokratë Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë!” shkruan ai në rrjetet sociale.
Kreu aktual është në përplasje të hapur me forumet drejtuese të FRPD-së pas largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së si pasojë e shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA-të.
Prej disa javësh PD zyrtare ka shpallur dhe hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të këtij forumi. Ish-kryetari Belind Këlliçi dhe zëvendësit e tij që prej daljes në mbështetje të Sali Berishës nuk janë lejuar më të futen në zyrat e tyre në selinë blu.