Një takim vllazëror, kemi folur hapur për sfidat e bashkombasve tanë në komunen e Bujanovcit dhe në Luginën e Preshevës. Problemet e mëdha të mbartura prej vitesh, do veccoja spastrimin etnik që po i bëhet komunës së Bujanovcit. Ky është një diskriminim. Ndaj PD dënon me forcë dhe kërkon autoritetve serbe të ndalin menjëherë këtë veprim të paligjshëm. I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve, që përmes presionit të drejtëpërdrejtë të bëjnë gjithccka për të ndalur këtë spastrim etnik që bëhet përmes pasivizimit të adresave.

Natyrisht ky proces është shqetësimi ynë më i madh dhe shfaqja më e hapur e hendekut midis fjalëve dhe veprave e autoriteteve serbe. Diskriminimi nuk ndalet këtu. E gjithë zona e Luginës së Preshevës ka vetëm një institucion shëndetësor, ndonëse i shërben 7 komunave. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Diskriminimi vazhdon me pengesat e studentve dhe nxënesve për të mos mësuar gjuhën shqipe.

Përkundër kësaj situate dhe sfidave ekonomike dhe sociale të shqiptarëve ne Preshevë dhe Bujanovc, vret dhe neglizhenca e qeverisë shqiptare. PD do të bëjë gjithccka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence të qeverisë aktuale për detyrimet që kanë për t’i dhënë ndihmë financiare. Ju them se pavarësisht sfidave jemi në krahun tuaj me të gjitha mënyrat dhe mjetet që kemi në dizpozicion sot dhe që do kemi nesër.

fax