Nga Erion Murataj
Unë e kuptoj që halli për të peshkuar në vathën 32 vjeçare të orgjisë që iu keni shitur elbasanasve dhe shqiptarëve si e ardhmja, ju shtyn të bëni lloj e soj ordinerizmash por kjo që betë këto dy ditë është përtej infantilitetit.
Opozita pa letra me halle transoqeanike del e thotë pse hidhet asfalt në lagjen Vullnetari.
Po vullnetar të tymit i doni banorët e asaj lagje o trima? Që të votojnë qorrazi sërisht me premtime dhe 32 vite të tjera orgjine që keni bashkë-gatuar me gjoja “armikun”.
Për të mos folur pastaj për batakun e bashkisë që del pas vitesh me penel për të bërë të duket pjeshk bilanci i plakës së vjetër që nuk ndaloi së punuari ku 3 vite e ca i ka vënë për hamshor një të ri që u kujtua në fund mandati se i ngrihet peneli.
Ore, unë u kuptoj hallin!
Por të paktën mos e beni dhe më ordinere këtë skenë.
Elbasani u plak u varfërua po vdes e po digjet kurse ju dilni lyheni e kriheni.
Nejse xhanem kur keni ende myshteri që u mbajnë ison vullnetare dhe bojaxhesha që iu ngrenë penelin vazhdoni .
Për të tjerët që u është neveritur kjo bordellhane ka një zgjidhje.
Kur të vijë dita për të ndarë rolet mos pranoni të rrini në gjunjë e të lodhni nofullat.
Meqë kanë qejf vullnetarët dhe parrullat me penel e propagandë, këndojuni këngën “N’ato male rripa rripa ……”
Nëse ju pelqen kështu siç është!
Amin atyre u shton Zoti inatin e juve që ju pëlqen takatin.
Fushata ka filluar për ata që se dijnë…