Prurjet e larta në lumin Erzen vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku lumi ka dalje të ujit.Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po funksionojnë me kapacitet të plotë.
Rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sukth dhe Katund i Ri.Në terren janë angazhuar 448 specialiste, 111 persona nga bashkia dhe ndërmarrjet, 80 nga UKD, 70 policë bashkiakë, 70 policë të shtetit, 80 punonjës të OSHEE dhe 37 efektivë të Forcave të Armatosura. Në gatishmëri janë edhe mjekët e familjes.
Numri i banorëve të evakuuar ka arritur 842 persona, ku 299 janë pranë familjarëve dhe 543 të tjerë të strehuar në:
Kavalishenca: 251 persona
Shtëpia e Pushimit: 85 persona
Hotel FAFA: 178 persona
Hotel Bonita: 29 persona
Evakuimet kryhen gradualisht që nga data 6 janar, ku më i madhi numër ishte 251 persona.
Nga Drejtoria e Rezervave Shtetëtorore janë siguruar 700 pako ushqimore për banorët e prekur.
Dëmet deri tani:
2,380 banesa të verifikuara
848 akte konstatimi të mbajtura
12 zona me rrëshqitje dheu raportuar
Procesi i verifikimit të dëmeve vazhdon në terren, ndërsa autoritetet kërkojnë kujdes maksimal nga qytetarët dhe mbeten në gatishmëri për situata emergjente.






