Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati si pasoje e reshjeve te shumta dhe po përmbyt shumë banesa e serra. Në fshatin Fitore të Vlorës shumë shtëpi janë zhytur në ujë ndërsa situata shfaqet e rënduar edhe pranë urës së Mifolit dhe ne shume zona te qytetit te Fierit.
Mëngjesin e sotëm dhe prefekti i Vlorës tha se situata është në pikë kritike dhe se po merren masa per vendosjen e argjinaturave.