Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një dalje për mediat tregoi situatën në vend pas përmbytjeve në disa zona.Ai tha Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike ndërsa Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë.
Aktualisht dy banesa janë nën ujë në Malësinë e Madhe. Peleshi shtoi se 450 mjete dhe 1200 FA do të jenë në gatishmëri për tiu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
“Priten reshje të dendura shiu në vend. Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ka shtim të përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës. Shkarkimet po bëhen në mënyrë të kujdesshme nga KESH. Gjatë ditës së djeshme përmendën dhe shkëputjet e energjisë elektrike. Ka pasur disa ndërprerje në zona të Shkodrës, Kukësit, apo dhe në Korçë. Sa i përket kuotave të lumenjve, Osumi është në rënie. Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit.”, tha Peleshi.