Një projekt ambicioz do të marr jetë shumë shpejt për transformimin urban dhe ngritjen e qendrave të reja rekreative në Elbasan.
Lumi Shkumbin, ka një lidhje të ngushtë me qytetin e Elbasanit, çka bën që projekti i financuar nga qeveria të bazohet tek transformimi urban, duke fituar më shumë 250 mijë m2 hapsirë, që do të shndërrohen në Këndin më të madh Rekreativ në Shqipëri.
Projekti synon ngritjen e një zone pedonaleje panoramike prej 1.7 km pranë Shkumbinit, hapsirave rekreative sportive dhe pas Stadiumit “Elbasan Arena”, do të ngrihet arena e kompeticioneve ndërkombëtare motorike me Automoto Parkun e parë më të madh në Shqipëri.
Projekti i quajtur “LungoFiume” është më i madhi e urbanizues në 30 vitet e fundit për Elbasanin.