Home Uncategorized LUSHNJE/ Numërohen 112 kuti nga 157 ! Eriselda Sefa e PS drejt...

LUSHNJE/ Numërohen 112 kuti nga 157 ! Eriselda Sefa e PS drejt fitores, kandidati i Berishës i dyti!

278

Lushnja ka hapur 112 kuti votimi nga 157 gjithsej dhe Eriselda Sefa po shkon drejt zgjedhjes si kryetarja e re e Bashkisë së për 1 mandat 1-vjeçar, me 59% të votave, për t’u ndjekur nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe i fundit Lulzim Basha.

14.810 vota ose mbi 59% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’  me 8056 vota ose 26% dhe me vetëm 2701 vota ose vetëm 10% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.

Partia Socialiste ka një rritje me 6% krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërkohë që thuajse 3 herë ka rënë Partia Demokratike e Lulzim Bashës, 27% më pak vota se viti i kaluar.  

Procesi i numërimit mendohet që të vijojë pa ndërprerje për të shpallur sa më shpejt rezultatin. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.reporttv