Tre fshatra të Mallakastrës, Gjerbë, Selitë dhe Kapaj, sikur të mos mjaftojë fakti që nuk kanë patur asnjëherë ujë në rubinetat e tyre, tanimë i kanë tradhëtuar edhe puset që kanë hapur ndër vite.

Thatësira dhe temperaturat e larta, sidomos në dy vitet e fundit, ka bërë që puset të thahen, duke i lënë banorët e këtyre fshatrave në mëshirë të fatit sa i takon furnizimit me ujë.

Vetë banorët tregojnë gjendjen në të cilën ndodhen dhe përpjekjet për të siguruar një pikë ujë.

Përballë kësaj situate dhe harrese ndër dekada, banorët i luten zyrtarëve lokalë dhe deputetëve të zonës që të vënë dorën zemër, pasi nuk kanë ku të ikin. (A2 Televizion)