Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se me gjasë do të duhen “disa dekada” derisa Ukraina të konfirmohet si anëtare e Bashkimit Europian. Por ai shton se Ukraina është “tashmë një anëtare” e familjes evropiane për shkak të “luftës” dhe “guximit”.
Macron gjithashtu i thotë Parlamentit Europian në Strasburg se shpreson që BE të bëjë para me shpejtësi në pranimin e Ukrainës.
Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE.
