Mbretëresha e pop-it, Madonna ka shprehur mbështetjen e saj për protestat studentore në Serbi duke u kushtuar atyre një postim në rrjetin social Instagram.
“Ajo që mediat nuk po ju tregojnë është se aktualisht jemi dëshmitarë të një prej protestave studentore më të mëdha në këtë rajon që nga viti 1968 në Serbi,” shkroi Madonna.
Duke shpërndarë një video nga droni, ajo theksoi se studentët kanë mbyllur pothuajse të gjitha universitetet në Serbi dhe se janë në vijim bllokada 24-orëshe.
“Në rrugët e Serbisë po kërkohen ndryshime sistematike dhe më pak korrupsion në qeveri. Profesorët dhe mësuesit i janë bashkuar studentëve në protesta, ndërsa qeveria po u kërcënohet se do t’i largojë nga puna.
Kjo është një çështje serioze. Duhet ta bëjmë këtë situatë virale dhe të mbështesim studentët dhe popullin e Serbisë,” theksoi ylli botëror cila i shoqëroi pamjet nga Serbia me hitin e saj Like a Prayer. Protestat në Serbi po vazhdojnë prej tre muajsh, që nga shembja e mbulesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona.