Presidenti Nicolás Maduro është në paraburgim në një qendër paraburgimi në New York pasi u kap gjatë sulmeve ajrore amerikane në Venezuelë të shtunën.
Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, u dërguan nga kryeqyteti Caracas në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn për t’u përballur me akuza të lidhura me trafikimin e drogës. Ai më parë ka mohuar të jetë kreu i një karteli droge.Ndërkohë Venezuela ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe denoncon “agresionin ushtarak”.
Presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-ja do ta drejtojë” Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt.
“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha Trump në një konferencë për shtyp në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, përcjell A2 CNN.
Kompanitë amerikane të naftës do të riparonin gjithashtu “infrastrukturën e prishur” të Venezuelës dhe “do të fillonin të fitonin para për vendin”, thotë Trump.
Për muaj të tërë, administrata e tij e kritikoi Maduron, 63 vjeç, duke pretenduar përfshirjen e tij në transportimin e drogës në SHBA. Kjo rriti presionin me një grumbullim masiv ushtarak në Karaibe dhe një seri sulmesh vdekjeprurëse me raketa ndaj anijeve të dyshuara për transport droge. (A2 Televizion)






