
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Korydallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar ka marrë peng dy roje dhe ka tentuar të kryejë një vrasje brenda ambienteve të sigurisë së lartë.
Sipas raportimeve të televizionit grek ALPHA, i burgosuri arriti të neutralizonte rojet, duke u marrë atyre çelësat, radiot dhe telefonat, dhe më pas u nis drejt një reparti tjetër për të kërkuar një tjetër të burgosur shqiptar me qëllim eliminimin e tij.
Autori i incidentit është i njohur për autoritetet greke si pjesë e niveleve të larta të mafies shqiptare dhe aktualisht vuan dënimin për tentativë vrasje.
Sipas burimeve, ai kishte një thikë me të cilën kërcënoi dhe mbylli rojet në një dhomë, duke ecur më pas për rreth 150 metra në brendësi të burgut, duke hapur portat njëra pas tjetrës.
