Pablo Piccasso vazhdon të suprizojë dashamirët e artit dhe 78 vite pas vdekjes së tij.

Kjo ka ndodhur dhe së fundmi ku në pikturën e artistit të vitit 1903 ‘Vakti i të verbërit’ u gjet e fshehur një grua nudo.

Duke përdorur teknologjinë e intiligjencës artificiale, ekspertët zbuluan se si mund të duket pjesa origjinale.

 Oxia Palus, një firmë e teknologjisë së artit me qendër në Londër, përdori teknologjinë AI për të rikrijuar pikturën dhe vepra e artit që ishte fshehur për 118 vjet u zbulua.

Sipas revistës Robb Report, Oxia Palus së pari krijoi një skicë të përafërt të figurës duke përdorur teknologjinë e imazhit XRF. 

Pastaj kompjuteri plotësoi pjesën tjetër të punës, pas goditjeve të furçave të ngjashme me pikturat e bëra nga Picasso në atë kohë. 

Piktura u shtyp 3D në kanavacë, duke e bërë atë të duket si një pikturë e vërtetë vaji.

“Shpresoj se Picasso do të jetë i lumtur të dijë se 48 vjet pas vdekjes së tij dhe 118 vjet pasi piktura u fsheh, thesari që ai ka fshehur për pasardhësit zbulohet më në fund,” tha bashkëthemeluesi i Oxia Palus George Can për Robb Report.