Kastriot Rexha ose i njohur si Majk, që pas ndarjes nga partnerja e tij Majlinda Zeka me të cilën ka dhe një djalë, është përfolur për shumë romanca dhe pse nga ana e tij nuk ka pasur asnjë konfirmim deri më sot.
Artisti e ka ruajtur jetë ne tij personale në mënyrë shumë hermetike dhe gjithmonë ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të kureshtarëve. Mirëpo së fundmi po qarkullon në rrjet një foto e reperit me një vajzë.
Vajza misterioze e cila është fotografuar pranë Majkut, është ish- konkurrentja e ‘Për’puthen’, Melisa Lleshi. Melisa pak kohë më parë i ka dhënë fund dhe marrëdhënies së saj me Andi Shehin.
Burime pranë ‘Boom News’ tregojnë se dyshja simpatike janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Tiranë.
Nuk dihet nëse është rastësi apo dyshja po punon për ndonjë bashkëpunim muzikor. Por nuk bie poshtë as mundësia mes ish-konkurrentes dhe këngëtarit të ketë nisur diçka.

