
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Bushnesh të Krujës.
Bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Makina është bërë “copë” nga ky aksident dhe mësohet se shoferi ndodhet në spital në gjedje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
