Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se një automjet i tipit “Golf” ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman. Ende nuk dihet se sa persona ndodhen brenda mjetit, i cili nuk është nxjerrë akoma nga uji.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.