Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Gjinar.
Mësohet se një makinë e zezë tip “BMË” model “X5” ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pasi është sinjalizuar nga banorët e zonës, por nuk ka arritur të gjejë asnjë person, as shoferin.
Rrethanat e aksidentit dhe arsyeja e braktisjes së makinës mbeten mister.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)