Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Libohovë. Një automjet tip “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar 2 persona. Ambulanca i ka transportuar në spital dy të plagosurit të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
