Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Poçem, Mallakastër. Sipas policisë mësohet se një 35 vjeçar, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmw”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti
