Një aksident është shënuar sot rreth orës 01:45 në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht.

Një makinë tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga, e për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Pogradec; Devoll

Informacione paraprake

Sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/