Një automjet i Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident rrugor paraditen e sotme.
Sipas Klan Kosovës, makina e policisë ka përplasur automjetin e xhudistes kampione bote, Majlinda Kelemendi.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Si rezultat i gatishmërisë së policisë për të qenë në vendngjarje sa më shpejtë, automjeti i tyre është përplasur me atë të xhudistes, Majlinda Kelmendi.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
