Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
