Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Makina ka qenë e parkuar dhe si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po merret me hetimin e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.