Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident të rëndë në zonën e Shkodrës. Gazetari i ABC Simon Shkreli raporton se një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti si dhe as identiteti i viktimës. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali ku ka përfunduar dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

Vijon….