LAÇ- Shpëtojnë mrekullisht dy të reja teksa mjeti i tyre është përmbysur duke përfunduar në një përrua. Dy të reja po udhëtonin me një autoveturë në drejtim të Kishës së Laçit.

Pranë një ure autovetura ka rreshkitur duke u përmbysur, ndërsa fatmirësisht dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor./abcnews.al