Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kyçyk të njësisë Tregan, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me një mjet bujqësor.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, banori zonës.
Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për të marrë trajtim të specializuar.
Drejtuesi i automjetit është identifikuar tashmë nga policia dhe ështëshoqëruarnë komisariat për veprime të mëtejshme.