Shtetasi L.V, 65 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore në Qerret.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariatin e policisë Kavajë, ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ora news
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)