Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit, të kësaj të mërkure në afërsi të fshatit Markatomaj.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici teksa priten të zbardhen detaje rreth aksidentit.
Sakaq ende nuk dihet identitet i viktimës.
