Aksident në Qafë Plloçë, një mjet përplas një person me biçikletë.

Mësohet se ambulanca është drejt vendit të ngjarjes, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të dëmtuarit por burime nga vendngjarja thonë se drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime por nuk paraqitet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.