Një aksident rrugor në rajonin e okupuar përkohësisht në lindje të Ukrainës, Donetsk ka shkaktuar  16 viktima dhe disa të plagosur, sipas një zyrtari dhe medias shtetërore të mbështetur nga Rusia.

Aksidenti ndodhi midis Torez dhe Shakhtarsk.

“Në autostradën Shakhtersk-Torez, një makinë me ushtarë u përplas me një minibus. 16 persona vdiqën, tre persona janë shtruar në spital,” tha administrata në një njoftim.

Shoferi i kamionit ishte në mesin e viktimave, sipas agjencisë së lajmeve duke shtuar se shkaku i aksidentit ende nuk dihet.

/abcnews.al